Fjalë Kyçe

Nis renovimi i shtegut për ecje dhe vrapim në Taukbahqe

Nis renovimi i shtegut për ecje dhe vrapim në Taukbahqe

Ka filluar renovimi i shtegut për ecje dhe vrapim në lagjen Taukbahqe të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Në këtë kohë, do t’ju kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Ju lutemi që të shmangni kalimin në zonat e punës, në mënyrë që ata të mund të punojnë me lehtësi dhe pa rrezikshmëri”, ka shkruar Rugova.