Fjalë Kyçe

Nis sesioni i Samitit të Poznanit ku diskutohet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Nis sesioni i Samitit të Poznanit ku diskutohet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Ka nisur sesioni plenar i Samitit të Poznanit në Poloni ku do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit në Poznan të Polonisë po merr pjesë kryeministri kosovar Ramush Haradinaj i cili gjatë këtij sesioni për vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të mbajë edhe një fjalim për rëndësinë që ka ky samit për Kosovën, por edhe për të ardhmen e Europës dhe prosperitetin e përbashkët rajonal.

Në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë po marrin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May, kryeministri francez Edouard Philippe dhe kryeministra të tjerë të shteteve europiane dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të pranishëm në këtë samit do të jenë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme Federica Mogherini dhe Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit Johannes Hahn.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/636280383514543/?t=1