Fjalë Kyçe

Nis takimi i jashtëzakonshëm në mes Hardinajt, Veselit dhe Limajt

Nis takimi i jashtëzakonshëm në mes Hardinajt, Veselit dhe Limajt

Me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka nisur në Qeveri një takim në mes të krerëve të koalicionit PANA.
Në zyrat e Qeverisë, pos Haradinajt, tashmë kanë ardhur edhe Kadri Veseli i PDK-së, Fatmir Limaj i Nismës dhe Behgjet Pacolli i AKR-së.
Ky takim i jashtëzakonshëm vjen pas përplasjeve mes partnerëve të koalicionit qeveritarë, PDK-së dhe AAK-së, për largimin e taksës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
PDK-ja po kërkon që Qeveria të suspendojë taksën për 120 ditë, që po kundërshtohet fuqishëm nga kryeministri Haradinaj e po përkrahet edhe nga Limaj.
Ky zhvillim e kanë sjellë qeverinë Haradinaj në pikën më kritike të funksionimit që nga koha e themelimit të saj në shtator të vitit 2016. /Gazeta Alo