Fjalë Kyçe

Nis takimi Lajçak-Bislimi-Petkoviq

Nis takimi Lajçak-Bislimi-Petkoviq

Emisari i Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se po mbahet takimi mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka publikuar foto nga takimi ku ka shkruar se është optimist në arritjen e një marrëveshjeje për targat për de-përshkallëzimin e situatës.

“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ndër tjerash ai.

Tutje, Lajçak bëri të ditur se ende janë duke vazhduar bisedimet për çështjen e targave.