Fjalë Kyçe

Nis takimi mes Osmanit e Abdixhikut, merr pjesë edhe Lutfi Haziri

Nis takimi mes Osmanit e Abdixhikut, merr pjesë edhe Lutfi Haziri

Ka nisur takimi i Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me kandidaten për Presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në takim Abdixhiku është i shoqëruar edhe nga nënkryetari Lutfi Haziri.

Temë diskutimi në mes Osmanit dhe Abdixhikut në takimin e sotëm do të jetë çështja e votimit të presidentit.

Deri më tani Vjosa Osmani është pretendentja e vetme për drejtimin e Presidencës së Kosovës, por partia me të cilën ka garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk i ka votat e mjaftueshme për këtë post.

Edhe pse shumë prej partive politike janë deklaruar se nuk do ta përkrahin Osmanin si presidente, shpresat e saj vazhdojnë të mbesin tek ish-partia dhe tek disa deputetë të tjerë.

Për t’u votuar Presidenti i Kosovës duhet të ketë 81 vota. Nëse nuk i ka këto vota në dy raundet e para të votimit, atëherë i duhen 61 në raundin e tretë, por që duhet të marrin pjesë 80 deputetë në votim pra të formojnë kuorumin.