Fjalë Kyçe

Niset për t’u takuar me Bidenin, aeroplani i presidentit polak bën ulje emergjente

Niset për t’u takuar me Bidenin, aeroplani i presidentit polak bën ulje emergjente

Aeroplani që po transportonte presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, për të takuar homologun e tij amerikan, Joe Biden është dashur të kthehet prapa dhe ka bërë një ulje emergjente në Varshavë. Duda nuk u përball me asnjë rrezik, raporton BBC.

Raportet polake thonë se avioni i presidentit u desh të kthehej në aeroportin e Varshavës menjëherë pas ngritjes për shkak të një problemi teknik.

Duda duhej të ishte në aeroportin Rzeszow në juglindje të Polonisë për të takuar Bidenin dhe për ta informuar atë për situatën në kufirin me Ukrainën.

Air Force One është ulur, por është e paqartë nëse Duda do të jetë në gjendje të fluturojë për të takuar Biden tani përpara se të niset.