Fjalë Kyçe

Nisin dorëheqjet në AAK, largohet nënkryetarja e partisë

Nisin dorëheqjet në AAK, largohet nënkryetarja e partisë

Edhe një tjetër dorëheqje ka ndodhur në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haraidnaj.

Haradinajt i është larguar “krahu i djathtë”, nënkryetarja Magbule Shkodra, e cila në këtë pozitë ishte zgjedhur më 2018.

Në faqen zyrtare të AAK-së figuron që Shkodra përveç pozitës së nënkryetares ka qenë edhe anëtare e Kryesisë, shkruan Reporteri.net.

Është vet Shkodra që ka njoftuar largimin nga AAK-ja përmes një postimi në Facebook, ku thotë se ka njoftuar sot Haradinajn se kja dhënë dorëheqje të parevokueshme nga partia.

Shkodra e cila ka qenë kryetare e forumit të grave në AAK nuk ka dhënë ndonjë arsye pse është larguar nga partia, por ka shtuar se do të angazhohet për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja!

“Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha përgjegjësitë si dhe nga vetë partia.

Deshiroj të falënderojë të gjithë qytetarët,kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK.

Do të angazhohem për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja!”, ka shkruar Shkodra në Facebook.