Fjalë Kyçe

Nisin hetimet, prishtinasi gjendet i vdekur në një market

Nisin hetimet, prishtinasi gjendet i vdekur në një market

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në Qagllavicë të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.