Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) kanë arritur sot marrëveshje për koalicion me Partinë e Drejtësisë.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një intervistë për Televizionin Publik të martën.
“Unë besoj që nuk do të ketë koalicione me partitë e mëdha. Ne sonte kemi bërë një koalicion me Partinë e Drejtësisë. Një parti që gjithmonë ka qenë aty – pa marrë parasysh se ka pasur largime”, ka thënë Pacolli në emisionin Debat të RTK-së.
AKR dhe Nisma Socialdemokrate kanë arritur marrëveshje për koalicion javën e kaluar.