Fjalë Kyçe

Nitaj për Donika Kadaj-Bujupin: I ka ndarë rrugët me AAK-në

Nitaj për Donika Kadaj-Bujupin: I ka ndarë rrugët me AAK-në

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka folur rreth moskandidimit të ish-deputetes së kësaj partie Donika Kadaj-Bujupi në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se Kadaj-Bujupi nuk është më pjesë e kësaj partie.

“Ka kohë që Donika Kadaj Bujupi i ka nda rrugët me AAK. Që nga koha e Qeverisë Hoti dhe znj. Bujupi ka votuar kundër, ajo ne një far forme e ka distancuar veten nga AAK…. nuk mund të konsiderohet që është më në AAK”, tha Nitaj në një lidhje në emisionin Politiko të Kanal 10.

Nitaj në këtë lidhje ka folur edhe për renditjen si numri dy në listën e AAK-së të sapoaderuarit në këtë parit, Shemsedin Dreshaj.

“Dreshaj është njeri me profil të jashtëzakonshëm dhe KD I AAK është mbledhur dhe kanë vendosur që zotin Dreshaj ta vendosin në pozicionin dy. Kemi dashur ta cojmë mesazhin që njerëzit që aderojnë në AAK mund të vendosen në pozicione të larta”, shtoi ai.

Nitaj ka thënë se në listën e AAK-së këtë herë nuk është as ish ministri Blerim Kuçi.
Ndërkohë ka thënë që ministrat e tjerë të kësaj partie kanë zgjedhur vet numrat me të cilët do të garojnë.

Ndryshe, ish-deputetja, Donika Kadaj ka njoftuar se në këto zgjedhje nuk do të garojë për këtë pozitë, shkruan Reporteri.net.

Kadaj ka thënë se duke e parë që hapësira politike sot po ndryshon, dhe duke mos e gjetur shprehjen e organizuar e kolektive për bindjet e saj, ka vendosur që në këtë proces zgjedhor të mos garojë.

Tutje Kadaj ka shkruar se për të më e rëndësishme është t’u qëndrojë besnike bindjeve të saj, të cilat mund të gjejnë shprehje politike në të ardhmen, se sa të heq dorë nga ato e ta depolitizojë rolin e përfaqësueses.

“Duke e parë që hapësira politike sot po ndryshon, dhe duke mos e gjetur shprehjen e organizuar e kolektive për bindjet e mia, unë kam vendosur që në këtë proces zgjedhor të mos garojë. E gjetur mes dy mundësish: të garojë për vete duke bërë kompromis me bindjet e mia, ose te mos marrë pjesë në garë duke bërë kompromis me interesin vetanak, kam zgjedhur të dytën. Më e rëndësishme është t’u mbetem besnike bindjeve të mia, të cilat mund të gjejnë shprehje politike në të ardhmen, se sa të heq dorë nga ato e ta depolitizojë rolin e përfaqësueses”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

Angazhimin politik përherë e kam parë në funksion të së mirës së përgjithshme, rritjes së barazisë së qytetarëve, dhe krijimit të një hapësire të re për gruan në sferën publike. Secila përpjekje imja është menduar në këtë drejtim. Si deputete përmes diskutimeve e propozimeve institucionale e legjislative; në rrugë përmes protestës të përbashkëta. Ky rrugëtim politik sigurisht se i ka pasur lëshimet e veta. Por edhe mos suksesin. Por me rëndësi është që, përkundër rrjedhës, ka pasur kohëra të rëndësishme arritjesh e momente të kujtueshme të përmbushjes.

Duke e parë që hapësira politike sot po ndryshon, dhe duke mos e gjetur shprehjen e organizuar e kolektive për bindjet e mia, unë kam vendosur që në këtë proces zgjedhor të mos garojë. E gjetur mes dy mundësish: të garojë për vete duke bërë kompromis me bindjet e mia, ose te mos marrë pjesë në garë duke bërë kompromis me interesin vetanak, kam zgjedhur të dytën. Më e rëndësishme është t’u mbetem besnike bindjeve të mia, të cilat mund të gjejnë shprehje politike në të ardhmen, se sa të heq dorë nga ato e ta depolitizojë rolin e përfaqësueses.

Dua t’i falendeoj të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar. Dua t’i falenderojë të gjithë kolegët për sjelljet e tyre kolegiale. Veçanërsisht dua t’i falenderoj të gjithë mbështetësitë e mi, ata që më ndoqën, ata që më votuan, ata që më besuan mua e ma besuan përfaqësimin e tyre në Kuvend, ata që janë meritorët kryesor për sukseset elektorale të miat, dhe që ma mundësuan këtë përvojë të jashtëzakonshme në politikë.

Ne do të shihemi prapë. Deri atëherë faleminderit.