Fjalë Kyçe

Një 12-vjeçare në Angli e dërgon TikTokun në gjykatë

Një 12-vjeçare në Angli e dërgon TikTokun në gjykatë

Një 12-vjeçare po shpreson ta fitojë betejën ligjore ndaj aplikacionit të njohur TikTok, duke pretenduar se kompania po përdorë paligjshëm të dhënat e fëmijëve.

Një gjykatë ka vendosur se vajza mund të mbetet unanime nëse rasti shkon para.

Veprimi është duke u përkrahur nga Anne Longfield, komisioneria e fëmijëve për Anglinë. Ajo beson se TikTok ka thyer ligjet e mbrojtjes së të dhënave të Britanisë së Madhe dhe të BE-së.

TikTok ka thënë se ka “politika të forta” në mbrojtje të fëmijëve dhe nuk lejon asnjërin më të ri se 13 vjet që të regjistrohet.

Longfield shpreson se rasti do të çojë te masa më të mëdha mbrojtëse për të miturit që përdorin TikTokun në Angli.