Fjalë Kyçe

Gjendet pa shenja jete një 18 – vjeçar në Prizren

Gjendet pa shenja jete një 18 – vjeçar në Prizren

Një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në Prizren.

Policia bën të ditur se viktima është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Prizrenit, dje rreth orës 10:30.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar 18 vjeç është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal në Prizren. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes sipas mjekëve viktima nuk duket se ka shenja dhune”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.