Fjalë Kyçe

Një 18 vjeçar në Kamenicë aksidentalisht vret veten duke manovruar me pushkë gjuetie

Një 18 vjeçar në Kamenicë aksidentalisht vret veten duke manovruar me pushkë gjuetie

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se gjatë ditës së djeshme, përkatësisht më 03 shkurt 2020, rreth orës 19:30 minuta, një person i moshës 18 vjeçare, duke manipuluar me një pushke gjuetie, aksidentalisht ka humbur jetën.

“Dyshohet se i ndjeri M.B. (2002), nga Gjilani, gjersa kishte qenë në shtëpinë e babait të tij, në fshatin Tërsten, komuna e Kamenicës, duke manovruar me një armë gjuetie të llojit ‘’Magnum’’, e njëjta aksidentalisht kishte shkrepur, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e majtë të kokës, si pasojë e të cilave ka humbur jetën”, thuhet në raport, transmeton Koha.net.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë prokurori kujdestar, policia dhe mjeku kujdestar, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vetëvrasje aksidentale’’.

“Prokurori i rastit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e obduksionit”, përfundon raporti.