Fjalë Kyçe

Një 30-vjeçar në mesin e nëntë viktimave të coronavirusit në Shqipëri

Një 30-vjeçar në mesin e nëntë viktimave të coronavirusit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3732 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 495 qytetarë.

Ndërkohë, është rritur sërish numri i viktimave. Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 9 qytetarë, mes tyre edhe një 30-vjeçar nga Tirana.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 495 qytetarë, në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.

Janë 6,562 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.