Fjalë Kyçe

Një 50-vjeçare vdes pasi bie nga një objekt në Podujevë

Një 50-vjeçare vdes pasi bie nga një objekt në Podujevë

Një 50-vjeçare është gjetur pa shenja jete pasi ka rënë nga një lartësi e një objekti në rrugën “Isuf Koliqi” në Podujevë pasditen e së shtunës.

Policia ka konfirmuar se mjekët emergjentë e kanë konstatuar vdekjen e viktimës me të mbërritur në vendngjarje.

“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.