Fjalë Kyçe

Një 60 vjeçar gjendet i vdekur brenda një veture në Prizren

Një 60 vjeçar gjendet i vdekur brenda një veture në Prizren

Një person është gjetur i vdekur pasditen e sotme brenda një veture në lagjen Ortakoll në Prizren.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se viktima është 60-vjeçari me inicialet A.M.

“Me datën 06.05.2022, rreth orës 17:40, Policia në Prizren ka pranuar një informatë nga ekipi i Urgjencës se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, një person në veturën e tipit ‘Skoda’ me targa vendore është pa shenja jete”, tha Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Gashi bëri të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme ligjore.

“Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren”, shtoi ai.