Fjalë Kyçe

Një bashkëshort si ai i Afërdita Dreshajt, ja çka bën për modelen

Një bashkëshort si ai i Afërdita Dreshajt, ja çka bën për modelen

Modelja kosovare Afërdita Dreshaj ka vite që është martuar me hokeistin çek Jakub Kindl, me të cilin bëjnë një jetë tejet luksoze.

Dyshja simpatike shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë, modelja do të sjellë në jetë një djalë,lajm që bëri xhiron e rrjetit pak javë më pare, shkruan “Kosovarja”.

Afërdita dhe partneri kanë treguar se menjëherë i kanë nisur përgatitjet për djalin që do ju vie në jetë.

Ndërkohë që këngëtarja është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe në Instagram nuk i kursen aspak fotot atraktive.

Bashkëshorti i saj po tregon një kujdes special për modelen, të cilës i ka bërë dhuratën më të bukur që Afërdita as nuk e priste këto ditë.

Hokeisti i ka dhuruar asaj një buqetë me lule dhe një arush për t’i shprehur dashurinë, si dhe çokollata e ëmbëlsira të tjera për të cilat ajo ka më shumë neps gjatë këtyre ditëve.