Fjalë Kyçe

“Një diplomat evropian i kërkoi qeverisë shtyrjen e reciprocitetit”

“Një diplomat evropian i kërkoi qeverisë shtyrjen e reciprocitetit”

Gazetari Besnik Tahiri, që ka përcjellë nisjen e protestës së serbëve në pikën kufitare në Jarinjë të hënën kundër vendosjes së reciprocitetit të targave thotë se Qeverisë së Kosovës i është kërkuar shtyrja e vendosjes së kësaj mase.

“Reciprociteti ishe planifikuar që të nis zbatimin në orën 07:00 të ditës së hënë, mirëpo pati një thirrje telefonike që ne më vonë e kemi kuptuar që ka qenë e një diplomati të rëndësishëm evropian me dikë në qeveri e që ne nuk e dimë se me kë ka biseduar. Ai ka kërkuar që të shtyhet reciprociteti mirëpo nga qeveria i është thënë që mund të shtyhet për vetëm një orë – dhe ashtu ndodhi”.

Tahiri në “Rubikon” tregoi se bashkë me ekip kishin përcjellë Policinë e Kosovës që nga nisja në Mitrovicë, por që nuk e dinin se për çfarë aksioni bëhet fjalë, njofton Klankosova.tv.

“Ne kemi qenë pjesë e aksionit që prej nisjes së këtij aksioni. Fillimisht kemi shkuar në Mitrovicë dhe pastaj i kemi përcjellë automjetet e policisë dhe si janë nis rrugës e kemi ditë që janë nisur për në Leposaviq dhe pastaj e kemi ditë se çfarë është ka ndodh atje”.

“Ditën e parë të protestës ka pasur një vëzhgim të jashtëzakonshëm me helikopterë të ndryshëm. Së pari e kemi parë një helikopter me ngjyrë ushtrie e pastaj edhe një tjetër që unë se kisha parë ndonjëherë dhe mendohet se i njëjti ka ardhur nga baza ushtarake e KFOR-it që është në “Tinghill” ku kryesisht janë të vendosur amerikanët që është bazë në komunën e Leposaviqit”.

“Sot në krahasim me të hënë ka qenë situata shumë më e tendosur për shkak se në orën 08:00 kur njësitet policore janë vendosur në vendin ku ka qenë pika kufitare më parë, mirëpo që me zbatimin e IBM-të të dyja palët janë nën një çati dhe janë një kilometër më poshtë se ku janë duke qëndruar tash njësitet speciale në Jarinjë”, tha Tahiri.