Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thirrur për sot një konferencë për media në selinë e partisë, raporton Gazeta Express.
Haradinaj do të dalë para gazetarëve sot në ora 12:00, është bërë e ditur nga AAK-ja.
“Sot, me fillim nga ora 12:00, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, mban konferencë për media. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore të AAK-së në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Kjo konferencë për media e AAK-së është thirrur një ditë pasi që LDK-ja ka vendosur për të votuar në ditën kur Vjosa Osmani do të garojë për presidente të vendit.
Mirëpo, nuk dihet nëse çështja e presidentit është pikërisht arsyeja pse Haradinaj do të flas para gazetarëve.
Haradinaj kishte bërë të ditur se do të garojë për ulësen me të rëndësishme të shtetit, megjithatë, duket se i njëjti tashmë është tërhequr.
Nga partia e tij deri më tani kanë thënë se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për këtë post.