Fjalë Kyçe

Një familje e mrekullueshme sikur e Alban Mehmetit

Një familje e mrekullueshme sikur e Alban Mehmetit

Alban Mehmeti është këngëtari më i popullarizuar në estradën shqiptare.

Zëri i tij melankolikë dhe mënyra e menaxhimit të këndimit ka bërë të jetë i kërkuar dhe i ndjekur nga të gjitha familjet shqiptare, shkruan Kosovarja.

Ai është shumë i angazhuar në mbrëmje, ahengje e gëzime familjare, ku gjithmonë kujdeset që mbrëmja të përfundojë ashtu siç është më së miri dhe atmosfera e krijuar të lërë gjurmë në zemrat e secilit.

Po të vazhdojmë të flasim për muzikën dhe karrierën e tij ka çfarë të flitet mjaft, por po u ndalëm të flasim për familjen e tij nuk mund të themi edhe shumë.

Kjo pasi që jo shumë shpesh e shohim të vijë me fotografi të tyre, e në vend të tij është bashkëshortja e tij Fjolla që kujdeset për këtë pjesë jashtëzakonisht shumë.

Duke u njohur si një profesioniste e fotografive dhe realizimeve, Fjolla ia del që gjithmonë të pasqyrojë pamjet më të mira të familjes së saj.

Si gjithmonë edhe sot ia doli që të sjellë imazhin më të bukur të familjes së saj, duke bërë të kuptojmë se po që kanë formuar një familje të mrekullueshme dhe janë më të lumtur se kurrë pranë njëri tjetrit.