Fjalë Kyçe

Një fans e bën veprimin më të ‘çmendur’ për Kidën

Një fans e bën veprimin më të ‘çmendur’ për Kidën

Kida është një prej këngëtareve më të dashura për publikun dhe ka shumë fansa të cilët e ndjekin dhe i pëlqejnë këngët e saj.

Madje ka edhe nga ata që do të bënin deri edhe çmendurira për këngëtaren siç ka ndodhur në fakt me një prej fansave të saj.

Këngëtarja ka postuar në instagramin e saj një foto të një fansi i cili ka bërë tatuazh portretin e Kidës në të gjithë krahun.

Krahas fotos ai ka shkruar edhe emrin e saj dhe ky veprim duket se e ka lënë pa fjalë këngëtaren e cila krahas fotos shkruan: “Nuk ka nevojë për fjalë”.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që një fans bën tatuazh portretin apo emrin e një artisti.

Edhe më herët ka pasur fansa që dashurinë për artistin e tyre të preferuar e kanë gdhendur në trup.

Për Kidën kjo ishte një super surprizë dhe duket qartë nga mënyra se si ka reaguar.