Fjalë Kyçe

Një femër në Prishtinë rreh vëllanë, motrën dhe të dashurin – i bën për spital

Një femër në Prishtinë rreh vëllanë, motrën dhe të dashurin – i bën për spital

Ditën e shtunë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një grua me nënshtetësi të huaj në Prishtinë, raporton Express.

E njëjta kishte rrahur vëllanë, motrën dhe të dashurin e saj, ndërkaq dy prej viktimave kanë pranuar tretman mjekësor.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 29.05.2021 – 07:50. Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, pasi që ka sulmuar fizikisht tre viktimat, vëllain, motrën dhe të dashurin e saj. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje” thuhet njoftim.