Fjalë Kyçe

Një femër ther me thikë një 15 vjeçar në Obiliq

Një femër ther me thikë një 15 vjeçar në Obiliq

Një 15 vjeçar është therur me thikë në Obiliq.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai theksoi se se me të marrë informatën, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarën që ka therur 15 vjeçarin.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marrë një i mitur i moshës rreth 15 vjeç. Ngjarja dyshohet të këtë ndodhur në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë  dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, tha ai.

Tutje ai shtoi se lidhur me këtë rast janë duke vazhduar hetimet e nevojshme nga Policia dhe Prokuroria.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë që ka identifikuar të dyshuarën, po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur”, ka thënë Borovci.