Fjalë Kyçe

Një gjermane dhe një polake dyshohet se janë zhdukur në Alpet Shqiptare

Një gjermane dhe një polake dyshohet se janë zhdukur në Alpet Shqiptare

Dy gra, njëra gjermane dhe tjetra polake, dyshohet se janë zhdukur në rajonin e Alpeve Shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur Admir Laliq, drejtor i Parqeve Kombëtare në Mal të Zi, në llogarinë e tij private në Facebook. Postimi i tij është shpërndarë shumë edhe nga alpinistët në Kosovë e rajon.

Ajo që dihet, sipas Laliqit, është se dy gratë kishin hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria përmes pikëkalimit në Vermosh me veturën e tyre më 13 gusht.

“Më 14 gusht ato kanë kontaktuar me familjet e tyre dhe që nga ajo kohë janë zhdukur. U kemi gjetur veturën e tyre në një parking në komunën e Plavës. Ju lutem të shpërndani fjalët dhe të shpresojmë se janë diku në malet e Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi”, ka shkruar më tej ai teksa ka lutur qytetarët që të kontaktojnë autoritetet nëse dinë diçka për to.

Koha.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës që nuk ka pasur informata lidhur me rastin, por ka thënë se sapo të ketë diçka të tillë do të njoftojë publikun.