Një grua 96 vjeçare në Korenë e Jugut është bërë pacientja më e vjetër në vend që shërohet plotësisht nga koronavirusi.
Gruaja, e identifikuar nga Qarku Cheongdo si Hwang, u deklarua plotësisht e rikuperuar të mërkurën.
Qarku Cheongdo është afër qytetit jugor të Daegu, ku rastet e koronavirusit në këtë vend janë më të përqendruar, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Hwang ishte diagnostikuar me koronavirus më 13 mars, dhe mori trajtim intensiv në klinikën publike Pohang, në lindje të Daegus.
Tani ajo është nën karantinë në shtëpinë e saj në Cheongdo, ku jeton me djalin e saj.