Një reportere e lajmeve është vlerësuar për ‘vazhdimin e patrazuar’ në momentin kur një grua kalimtare u afrua për ta puthur gjatë transmetimit live në televizion.
Katie Bradford i TVNZ ishte duke mbuluar të enjten një kronikë për rrugët dhe infrastrukturën në Zelandën e Re kur ndodhi ngjarja bizare.
Gruaja e panjohur iu afrua asaj nga pas, shikoi drejt e në kamerë me një buzëqeshje të madhe dhe u përkul mbi supin e djathtë të Bradford.
Ajo dukej se do ta puthte reporteren në faqe, duke afruar për vetëm disa centimetra përpara se të tërhiqej.
Bradford mbajti qetësinë sikur asgjë nuk po ndodhte. Një shikues incizoi gjithë ndodhinë dhe e postoi në Twitter.
‘Urime Katie Bradford për vazhdimin e shkëlqyeshëm derisa një person budalla u përpoq ta ndërpresë atë në TV1 sonte,’ shkroi ai.
‘Faleminderit … Sigurisht e papritur!’, u përgjigj Bradford.
Përdoruesit e tjerë në Twitter kishin gjithashtu plot lëvdata për transmetuesin. ‘@katiebradford është një profesioniste e mahnitshme,’ shkruante një prej tyre.
“Ajo nuk u step asnjë grimë dhe vazhdoi si një profesioniste e vërtetë,” shtoi një tjetër.
‘Askush me mend në kokë nuk do ta bënte atë veprim me një të huaj në rrugë,’ u përgjigj një i tretë.
Të tjerët nuk u pajtuan. ‘Të paktën ishte një akt dashurie’, u përgjigj një përdorues. /Gazeta Alo/