Fjalë Kyçe

Një grua ‘e fortë’, kandidate për kryetare nga radhët e LDK-së në Ferizaj

Një grua ‘e fortë’, kandidate për kryetare nga radhët e LDK-së në Ferizaj

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar Sibel Halimin, si kandidate për Kryetare të Ferizajt. Kjo është bërë e ditur nga dega e LDK-së në këtë qytet.

“Dega e LDK-së në Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur para pak çastesh, pas një diskutimi të frytshem e me procedurë demokratike, unanimisht vendosi që për Kryetare të Komunës së Ferizaj, të kandidoj zonjën Sibel Halimi, anëtare e Kryesisë dhe zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, u tha nga dega e LDK-së.

Në njoftim poashtu u theksua se është nder për qytetarët që kjo parti po e kandidon një femër.

“Me intelektualen e veprimtaren Sibel Halimi do të ndryshoj qasja për pushtetin i cili me fitoren e saj do ti kthehet qytetarëve. Është nder e respekt për ferizajasit që për herë të parë në zgjedhje lokale për Kryetare të Komunës, ndonjë parti kandidon një femër”, u tha tutje nga LDK.