Policia e Kosovës, në raportin ditor të së mërkurës, ka njoftuar se të martën në Gjilan, një grua është goditur me veturë dhe për këtë po trajtohet në Spitalin e Gjilanit.
Sipas Policisë, gruaja u godit me veturë nga një vozitëse, e cila ndodhet në arrati.
Në raport, ky rast është klasifikuar si “vrasje në tentativë”.