Fjalë Kyçe

Një grua në Prishtinë raporton se u sulmua fizikisht nga vjehrri i saj

Një grua në Prishtinë raporton se u sulmua fizikisht nga vjehrri i saj

Një grua në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 të mërkurën, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.