Fjalë Kyçe

Një i vdekur e 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur e 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar një i vdekur e 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur 20 raste të reja me koronavirus. Ndryshe Kosova ka lehtësuar masat anti-Covid nga e mërkura pas rënies së ndjeshme të rasteve javëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,074 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 146 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104,054.

Në total numri i rasteve aktive është 1,198. Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës.