Fjalë Kyçe

Një këmbësor goditet nga motoçikleta në Prishtinë

Një këmbësor goditet nga motoçikleta në Prishtinë

Një motoçikletë ka goditur një këmbësor në lagjen Dardania në Prishtinë.

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes teksa aty shihen edhe ekipet mjekësore teksa këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një motoçiklete dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”.