Një këmbësor është lënduar për shkak të goditjes që ka marrë nga një automjet, pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në rrugën Podujevë – Prishtinë, në fshatin Sekiraqë.
Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 17:00, në rrugën Podujevë-Prishtinë (në fshatin Sekiraqë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti për sinjalin.
Ajo bëri të ditur se me rastin po merren hetuesit e Trafikut Rajonal.