Fjalë Kyçe

Një këmbësor pëson lëndime të rënda pasi u godit nga një veturë në lëvizje në Prishtinë

Një këmbësor pëson lëndime të rënda pasi u godit nga një veturë në lëvizje në Prishtinë

Sot rreth orës 17:00 në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ka ndodhur aksident trafiku, për pasojë një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse për informim në policinë e Kosovës.

“Sot rreth orës 17:00 në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti.