Fjalë Kyçe

Një kosovar humb jetën në plazhin e Velipojës

Një kosovar humb jetën në plazhin e Velipojës

Një kosovar e ka humbur jetën, sot në mesditë, në plazhin e Velipojës.

Mësohet se viktima, 84 vjeçari Jusuf Kryeziu, ka ndërruar jetë për shkak të infarktit.

Që prej fillimit të verës, disa të moshuar kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme në plazhet e Shqipërisë.

Sipas mjekëve, temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut dhe duke qenë se zemra nuk ushqen organet e tjera, por edhe veten, sforcohet duke çuar në infarkte.