Fjalë Kyçe

Një kosovar humb jetën në vendin e punës në Zvicër

Një kosovar humb jetën në vendin e punës në Zvicër

Kosovari ishte duke punuar në rrënim të një objekti, kur, nga shkaqe ende të panjohura, është rrëzuar duke rënë tri metra në thellësi

Në Nänikon, Komuna Uster, Kantoni i Cyrihut, ka humbur jetën në vendin e punës një punëtor i ndërtimit.

Fjala është për një shtetas kosovar të moshës 58 vjeçare, i cili është rrëzuar nga lartësia prej tri metrash, shkruan blick.ch.

Përkundër rianimacionit të bërë menjëherë pas aksidentit, kosovari ka vdekur në vendin ku është aksidentuar, njofton Policia Kantonale e Cyrihut.

Kosovari ishte duke punuar në rrënim të një objekti, kur, nga shkaqe ende të panjohura, është rrëzuar duke rënë tri metra në thellësi.

Me këtë rast ai ka pësuar lëndime të rënda koke.