Një nënë është mbetur e shtangur pasi në kamerat e shtëpisë pa një krijesë bizare, që shëtiste nëpër oborr.
Vivian Gomez, banore amerikane, po kontrollonte kamerat e sigurisë gjersa pa një krijesë mjaft të çuditshme, që po bënte xhirro rreth shtëpisë së saj, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, disa besojnë se ky mund të jetë një mashtrim i madh.
E tronditur, Vivian ndau klipin në Facebook dhe shkroi: “Mëngjesin e të dielës u zgjova dhe pashë këtë krijesë në kamerat e shtëpisë”.
Klip i çuditshëm duket të tregojë një figurë të vogël me këmbë të dobëta dhe veshë të mëdhenj duke shëtitur nëpër oborrin e saj.