Fjalë Kyçe

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për “kontrabandim me emigrantë”

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për “kontrabandim me emigrantë”

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndaj të pandehurit V.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale kontrabandimi me emigrantë.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare, i pandehuri V.K., ka furnizuar me dokumente të rrejshëm të udhëtimi ose të identifikimit me qëllim të mundësimit të kontrabandimit me migrantë, në atë mënyrë që në vazhdimësi nga fillimi i vitit 2021 e deri në maj të 2021, ka mbledhur nga qytetarët një numër të madh të pasaportave qoftë në Komunën e Suharekës pastaj edhe në Komunën e Rahovecit, për t‘i pajisur me viza polake, kroate e holandeze duke iu marrë atyre si shpërblim prej 300.oo, 700.oo, 1,000.oo, e deri në 3,500.oo euro”, thuhet në komunikatë.