Fjalë Kyçe

Një muaj paraburgim për dorasin në Ferizaj

Një muaj paraburgim për dorasin në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të miturit Sh.R. që të mërkurën shtiu nw M.A. në Ferizajt.

Themelorja ka konfirmuar se kjo ka ndodhur për motive të hakmarrjes.

“I mituri dyshohet se më 20 shkurt 2019 në Ferizaj, për motive të ulëta nga hakmarrja e paskrupullt, me dashe, në mënyrë dinake ka privuar nga jeta tani të ndjerin M.A, në atë mënyrë që i ofrohet nga mbrapa dhe e qëllon me revole një herë në kokë dhe dy herë në shpinë dhe pasi i ndjeri rrëzohet në tokë, i mituri largohet nga aty, me ç’rast tani i ndjeri M.A ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore.

Gjyqtari ka aprovuar si të bazuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.