Fjalë Kyçe

Një muaj paraburgim për personin që i mori jetën Abid Jasharit

Një muaj paraburgim për personin që i mori jetën Abid Jasharit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit Burim Shkodra, për veprat penale “ Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll tѱ pautorizuar të armëve”.

Kjo gjykatë ka marrë vendim për një muaj paraburgim për të pandehurin.

Ekziston dyshimi se i pandehur me date 27 shkurt 2019 në ora 11 e 30, në Prishtinë pas disa mosmarrëveshjeve ka privuar nga jeta të ndjerin, Abid Jashari, duke shtënë me armë zjarri. Viktima kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pas plagëve të marra, njofton Gjykata Themelore në Prishtinë përcjellë Klan Kosova.

Sipas informacioneve dorasi është djali i axhës së gruas së viktimës.