Fjalë Kyçe

Një nga të dyshuarit në rastin “Subvencionet” pranon se mori 48 mijë euro ryshfet

Një nga të dyshuarit në rastin “Subvencionet” pranon se mori 48 mijë euro ryshfet

Një nga të dyshuarit në rastin “Subvencionet” në bujqësi ka pranuar se kishte marrë 48 mijë euro ryshfet dhe se ato i kishte ndarë me të arrestuar të tjerë.

Kështu thuhet në vendimin që Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë për t’ua vazhduar masën e paraburgimit deri më 24 korrik për L.S,. S.S, B.N K.Z.A.U, D.A, dhe P.K. Ndërsa për të pandehurit A.B. masa e paraburgimit do të zgjasë deri më 1 gusht. Themelorja gjithashtu dy të tjerëve Sh.K dhe K.S ua ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak për dy muaj, masë kjo e cila do zgjasë deri më 24 korrik të këtij viti.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku serioz se nëse të pandehurit lëshohen në liri ata mund të ikin ose të arratisen pasi që për të njëjtit është vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale për të cilat ata dyshohen.

Në vendimin e gjykatës të cilën e ka siguruar KOHA thuhet se i dyshuari A.B. ndaj të cilit gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit deri më gusht të këtij viti pasi në polici ishte ballafaquar me dëshmitarin B.Sh ku i dyshuari kishte pranuar se ka marrë shumën prej 48 mijë euro nga dëshmitari B.SH. dhe nga ato para 44 mijë euro ia ka dhënë S,SH dhe B.N ndërsa shumën prej 4 mijë euro i ka ndalur për vete.