Fjalë Kyçe

Një nxënës therret me thikë në Ferizaj

Një nxënës therret me thikë në Ferizaj

Një nxënës po dyshohet se ka therrur me thikë një nxënës tjetër të një shkolle të mesme në Ferizaj, shkruan Reporteri.net.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Ferizaj 05.06.2023 – 09:31. Raportohet se viktima mashkull kosovar nxënës i një shkolle të mesme ka pësuar lëndime trupore në këmbë nga një mjetë i prehtë thikë dyshohet të ketë shkaktuar nga i dyshuari mashkull kosovar nxënës i po të njëjtës shkollë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut kujdestar jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.