Fjalë Kyçe

Një nxënëse goditet nga vetura në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Një nxënëse goditet nga vetura në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Një nxënëse është goditur nga vetura sot në tunelin në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në tunelin e “Kurrizit” në lagjen Dardania, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, nxënësja shihet e shtrirë në tokë, teksa ndihmohet nga disa qytetarë të tjerë që të ngritet në këmbë.

Në vendin e ngjarjes shihet edhe një zyrtar policor i cili aktualisht ka bllokuar qarkullimin e veturave.