Fjalë Kyçe

Një paralajmërim i infektologut kosovar: spitalet po mbushen, nuk mund të pranojnë më pacientë

Një paralajmërim i infektologut kosovar: spitalet po mbushen, nuk mund të pranojnë më pacientë

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Klinikën Infektive, Izet Sadiku ka thënë se kapacitetet spitalore për pacientët me COVID-19 janë duke u mbushur, raporton Gazeta Express.

Sadiku në emisionin “Pressing” në T7 thotë se për dy javë është rritur për 300 numri i pacientëve të hospitalizuar në QKUK.

“Kemi pas një rritje këto dy javët e fundit, në fillim të3 marsit kemi pasur rreth 500 të hospitalizuar, pra për dy javë ditë u rritën në 800. Kjo tregon që kapacitetet spitalore janë duke u mbushur”, thotë Sadiku.

Ai thotë se që 5 muaj, Klinika Infektive është e mbushur gjithmonë me pacientë që po trajtohet për COVID-19.

“Që 5 muaj Klinika Infektive që nuk ka kapacitete, pra i ka të mbushura gjithmonë”, thotë Sadiku.

Kujtojmë se vetëm sot u konfirmuan 701 raste të reja me COVID-19 si dhe u shënuan 8 raste të vdekjes.