Policia ka arrestuar një person në Rahovec pasi dyshohet se i njëjti i ka shkruar mesazhe ngacmuese dhe kërcënuese një femre në rrjete sociale.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.