Fjalë Kyçe

Një person mbetet i lënduar nga një aksident në Fushë Kosovë

Një person mbetet i lënduar nga një aksident në Fushë Kosovë

Një persona ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në Fushë Kosovë rreth orës 14:00.

Kështu bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Ahmeti