Fjalë Kyçe

Një person në Fushë Kosovë gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

Një person në Fushë Kosovë gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

Sot rreth orës 13:00 në Fushë Kosovë në lagjen 29, është gjetur i vdekur një person, shkruan Insajderi.

Sipas Flora Ahmetit, zëvënëse e policisë nga Rajoni i Prishtinës, trupi i pajetë është gjetur në oborrin e tij.

Ahmeti i ka thënë Insajderit se viktima është 62 vjeçar dhe se nga të gjeturat fillestare, dyshohet se personi kishte plagë të marra nga arma e zjarrit.

“Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetim për rrethanat e këtij rasti. Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë ndërkohë që po punohet për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Flora Ahmeti.