Një person është arrestuar e pastaj është liruar pasi e ka sulmuar fizikisht nënën e tij në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Policisë, si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit në prezencë të punëtorit të QPS-së dhe avokatit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet.