Fjalë Kyçe

Një person në Suharekë gjersa punonte lëndoi fizikisht një fëmijë

Një person në Suharekë gjersa punonte lëndoi fizikisht një fëmijë

Një person është arrestuar nën dyshimin se përderisa ishte duke punuar ka lënduar një fëmijë, të cilit fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF në Suharekë, e më pas është dërguar në QKUK, në Prishtinë ku edhe është duke vazhduar tretmanin mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, në Suharekë.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ishte duke punuar ka lënduar një fëmijë, të cilit fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Suharekë, e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë ku edhe vazhdon tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.