Fjalë Kyçe

Një person tenton të vetvritet në Mitrovicë

Një person tenton të vetvritet në Mitrovicë

Një person ka tentuar të vetvritet pak më parë në mes të sheshit të Mitrovicës.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Mitropol se i njëjti ka shqiptuar shahadetin, duke britur me zë të lartë dhe duke tentuar ta therrte veten me thikë.

Veç tjerash dëshmitarët kanë bërë të ditur se i njëjti dukej të ketë qenë shumë i dehur.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë ekipe të Policisë së Kosovës të cilët e kanë neutralizuar personin në fjalë.

Nuk dihen ende motivet që e sollën në këtë gjendje personin që tentoi ta kryente këtë akt.