Fjalë Kyçe

Një pjesë e Matiqanit mbetet pa rrymë pasi u dogj trafoja/ KEDS po punon në sanimin e problemit

Një pjesë e Matiqanit mbetet pa rrymë pasi u dogj trafoja/ KEDS po punon në sanimin e problemit

Ditëve të fundit ka pasur ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike në vende të ndryshme. Sot, pa rrymë, ka mbetur një pjesë e lagjes së Matiqanit në Prishtinë.

Një qytetar ka thënë për Sinjalin, se në rrugën “Qëndresa”, në Matiqan është djegur një trafo e energjisë elektrike, gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e saj.

Sipas sinjalizuesit, në vendngjarje, ka arritur njësia e zjarrfikësve dhe punëtorët e KEDS-it, të cilët janë duke e sanuar problemin.

“Një pjesë e lagjes Matiqan ka mbetur pa rrymë pasi është djegur një trafo në rrugën “Qëndresa”. Njësia e zjarrfikve kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe një njësi e KEDS-it po punon në sanimin e problemit“, ka thënë ai.